Loading…

I la pajisjen në kockë pacientit, mjeku shpallet i pafajshëm

  • 10/06/2017 | 11:29

I la pajisjen në kockë pacientit, mjeku shpallet i pafajshëm

Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm mjekun ortoped, Gjergj Çaushi, për të cilin Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 1 vit burgim për akuzën e mjekimit të pakujdesshëm.


Sipas Prokurorisë, mjeku ortoped, gjatë një operacioni në këmbën e djathtë të një pacienti për vendosjen e një pllake metalike për ngjitjen e kockës, ka lënë brenda organizmit të pacientit një pajisje, e cila ishte thyer gjatë operacionit.Ky trup i huaj ka sjellë më pas pasoja në shëndetin e pacientit, i cili ka patur dhimbje dhe infeksion dhe ishte detyruar të operohej sërish në një klinikë në Greqi. Tetë ekspertët që dëshmuan në këtë proces ishin të ndarë mbi përgjegjësinë ose jo të mjekut Caushi në këtë rast, shkruan Shqiptarja.com.

Sipas Prokurorisë, mjeku ka treguar vetëbesim të tepruar teksa ka neglizhuar ankesat e pacientit dhe faktin që kishte në kockë një trup të huaj. Por në fund gjyqtari i çështjes Lazer Sallaku vendosi të rrëzojë hetimet dhe konkluzionet e Prokurorisë, duke e shpallur të pafajshëm mjekun ortoped, Gjergj Caushi. Ky vendim pritet të ankimohet në Gjykatën e Apelit nga Prokuroria e Tiranës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë