Loading…

I krisur: Terroristi tha se u ‘inspirua’ nga Ajetollah Khomeini i Iranit

  • 17/08/2022 | 19:00

I krisur: Terroristi tha se u ‘inspirua’ nga Ajetollah Khomeini i Iranit

Sulmuesi i kapur tashmë nga autoritetet u befasua si shpëtoi shkrimtari britanik Salman Rushdie të cilin e sulmoi. Ai tha se e respekton Ajetollahun e Iranit, transmeton Gazeta Metro. 


Ai i ka thënë gazetës amerikane ‘The New York Post’ në intervistë se ishte inspiruar nga Ajetollah Ruholla Khomeini që e kishte lëshuar të ashtuquajturën fetva për vrasjen e shkrimtarit britanik me 1989’n. Khomeini kiahte ofruar edhe shpërblim prej 3 milionë dollarësh për atë që e vret.

Ky akt i sponsorizuar i terrorizmit shtetëror nuk ishte tërhequr nga qeveria fanatike e Iranit as paa vdekjes së liderit islamik.

Hadi Matar nuk u deklarua nëse ishte nxitur nga fetvaja e Khomeini, pas vërejtjes së avokatit të tij që ishte prezent gjatë intervistës me NyPost.

Ai i ka thënë gazetës amerikane se e ka sulmuar Rushdie pasi ky e paska sulmuar islamin.

Matar sot u deklarua para gjykatësit se është i pafajshëm për akuzën e tentim vrasjes.

Rushdie 75 vjeç i ka mbijetuar sulmit të të premtes së kaluar edhe pas 10 plagëve nga thika e Matar.  Njëra plagë ishte në qafë. Ai  është në gjendje stabile tani në trajtimin e profesionistëve shëndetësor.

Rushdie si shkrimtar është nderuar me çmimin letrar The Booker për veprat e tija letrare është një avokues i paepur i lirisë së shprehjes./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë