Loading…

I kërkuan ta shkarkojë, Haradinaj thotë se s’ka të dhëna që Rikalo ka kryer krime lufte

  • 14/09/2017 | 15:39

I kërkuan ta shkarkojë, Haradinaj thotë se s’ka të dhëna që Rikalo ka kryer krime lufte

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nëpërmjet një deklarate ka thënë se institucionet e sigurisë së shtetit nuk kanë të dhëna se ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo ka qenë i përfshirë në krime gjatë luftës në Kosovë.


Deklarata e Haradinajt u është përcjell mediave nëpërmjet zyrës për media të Kryeministrit sipas së cilës, kryeministri i ri  i ka marrë me shqetësim reagimet e disa qytetarëve në lidhje me mundësinë e përfshirjes së një anëtari të kabinetit, ministrit Nenad Rikalo, në, siç pretendohet, keqtrajtimin e qytetarëve të Prishtinës gjatë periudhës së vitit 1999.

“Menjëherë pas kësaj, përmes kanaleve zyrtare dhe me shkrim, kam kërkuar informata nga Prokuroria e Shtetit, AKI dhe Policia e Kosovës lidhur me pretendimet e qytetarëve për përfshirjen e tij në aktivitetet e përmendura më sipër. Nga përgjigjet që kam marrë, në rrugë zyrtare, nga këto tri institucione të shtetit, nuk ka asnjë të dhënë se ai ka qenë i përfshirë në veprimet e tilla”, thuhet në deklaratën e kryeministrit Haradinaj.

Haradinaj siguron qytetarët e Kosovës, se jo vetëm në këtë rast por edhe në çfarëdo situate të ngjashme, do të veprojë sipas ligjit dhe përgjegjësive që ka. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë