Loading…

I kërkon Blicit ta tërheqë shkrimin fyes ndaj Haradinajt

  • 30/11/2016 | 12:38

I kërkon Blicit ta tërheqë shkrimin fyes ndaj Haradinajt

Pas publikimit të një shkrimi në Gazetën Blic të Beogradit se Ramush Haradinaj është i përfshirë në kontrbandë me armë, avokati Ariant Koci ka paralajmëruar padi ndaj gazetës beogradase ndërkohë që ka kërkuar që Blic ta heq shkrimin.

Koci në një komunikatë për media ka thënë se “me publikimin e informatave të pavërteta, redaksia e gazetës “Blic” qëllimisht e ka denigruar dinjitetin njerëzor të z. Haradinaj, duke shkelur në mënyrë flagrante etikën e gazetarisë dhe vlerat e mbrojtura në çdo shoqëri demokratike”. Ai ka paralajmëruar edhe padi ndaj mediumit beogradas.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Klienti im, z. Ramush Haradinaj, në dy ditët e fundit është bërë subjekt i gazetës “Blic” dhe mediave tjera serbe, të cilat e cilësojnë atë si kontrabandues të armëve nga Serbia dhe drejtues të një prej klaneve më të fuqishme të krimit në Kosovë.

Përmbajtja e artikujve të publikuara përbëjnë shpifje dhe fyerje ndaj personalitetit të z. Haradinaj duke e cenuar rëndë nderin e tij personal dhe familjarë.

Me publikimin e informatave të pavërteta, redaksia e gazetës “Blic” qëllimisht e ka denigruar dinjitetin njerëzor të z. Haradinaj, duke shkelur në mënyrë flagrante etikën e gazetarisë dhe vlerat e mbrojtura në çdo shoqëri demokratike.

Jam në proces të përgatitjes së padisë për shpifje, fyerje dhe kompenzimin e dëmit jomaterial kundër gazetës “Blic”. Në mes tjerash, do të kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të publikimit të informatave të rrëme nga gazeta në fjalë, tërheqjen e artikujve të publikuar dhe kërkim falje publike nga redaksia e gazetës “Blic” nga Serbia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë