Loading…

‘I kam thënë lojtarëve presioni është mbi mua tani’: Xavi i mërzitur me barazimin ndaj Rayo Vallecanos

  • 13/08/2022 | 23:52

‘I kam thënë lojtarëve presioni është mbi mua tani’: Xavi i mërzitur me barazimin ndaj Rayo Vallecanos

Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim pa gola kundër Rayo Vallecanos në ndeshjen e parë të La Liga’s për këtë edicion. Pas ndeshjes trajneri i katalunasve, Xavi Hernandez ka thënë se janë të zhgënjyer me barazimin e sotëm, transmeton Gazeta Metro.


Në stadiumin ‘Camp Nou’ ishin të pranishëm më shumë se 81 mijë tifozë, të cilët patën rastin të shohin nga afër debutimin e Robert Lewandowskit në një ndeshje zyrtare me fanellën e Barcelonës. Por, në fund ata u ndanë të dëshpëruar nga rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Trajneri i blaugranasve, Xavi Hernandez deklaroi se ju ka treguar lojtarëve që tani presioni është mbi të, ndërsa u shpreh i mërzitur pse nuk arritën të shënojnë të paktën një gol.

”Ishte një barazim frustues. Jemi të zhgënjyer, por duhet të jemi të durueshëm dhe t’i besojmë projektit. Unë u kam thënë lojtarëve se presioni është mbi mua tani. Me rastet që krijuam, duhej të kishim shënuar të paktën një gol,” tha ai për DAZN.

Skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez gjatë pjesës së parë, konkretisht në minutën e 13’të arriti të kaloi në epërsi me anë të Lewandowskit, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Për gjatë gjithë ndeshjes blaugranasit u treguan dominues në fushë dhe në çdo lloj mënyre e kërkonin golin e avantazhit. Derisa edhe në minutën e 88’të e gjetën përmes Franck Kessie, por edhe ai u anulua për pozicion jashtë loje.

Javën e ardhshme Barcelona është mysafire e Real Sociedad në ‘San Sebastian’ në takimin i cili do të luhet të dielën me fillim nga ora 22:00. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë