Roger Federeri ka thënë se ende nuk po mund të vrapojë lirshëm pas operacioneve në gju, por ka njoftuar se në prill ao maj do të mund të rikthehet në fushat e tenisit.
Kampioni i 20 titujve grand slam Federer nuk ka qenë në fushat e tensitit që prej humbjes në çerekfinale të Ëimbledonit në korrik të vitit të kaluar, për shkak të këtij lëndimi.
Ai ka thënë se ende nuk po mund të vrapojë por se është duke punuar në palestër çdo ditë.
“Ende nuk mund të vrapoj. Por po punoj në palestër çdo ditë. Shpresoj shumë që mund të vë peshë mbi gjunjët e mi përsëri brenda dy apo tri javëve”, tha Federer për media zvicerane.
Federer ka thënë se më pas ai do të shoh nëse mund të godas topin së shpejti.
“Pastaj do ta shohim se si reagon trupi im, në mënyrë që të jem në gjendje ta godasë topin përsëri në prill apo në maj”, nënvizoi ai.
Ish-numri një i botës nënvizoi se endë është i motivuar për të luajtur edhe në moshën 40-vjeçare.
“Po, ende jam plotësisht i motivuar. Puna në palestër po shkon shumë mirë. Natyrisht, do të doja që gjërat të ecnin më shpejt. Por mjekët nuk duan të nguten. Ata dinë se si të më ngadalësojnë”, shtoi ai.