Exit Poll i Klan Kosova ka nxjerrur rezultatet sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje ka dalë si e dyta me 30 për qind të votave të fituara, PAN e para me 40 për qind të votave, dhe LDK e treta me 27 për qind të votave.
Ky sondazh është pritur me gëzim në selinë e Vetëvendosjes. Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se presin rezultate pozitive, dhe këtë sipas tij e tregon edhe buzëqeshja e tij në fytyrë, transmeton gazetametro.net.
Por më i rezervuar është treguar Hysen Durmishi, drejtor në Komunën e Prishtinës. Ai i ka thënë Klan Kosovës, se ende nuk ka filluar numërimi i votave, dhe ata ende nuk kanë asnjë rezultat zyrtar. Durmishi ka thënë se nuk merret me sondazhe, dhe janë duke i pritur rezultatet zyrtare. /gazetametro.net