Loading…

I gatshëm për t’iu përgjigjur Gjykatës Speciale

  • 18/01/2017 | 08:12

I gatshëm për t’iu përgjigjur Gjykatës Speciale

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste për “Zërin” thotë se lidershipi i Kosovës ka instaluar politikë bashkëpunimi me drejtësinë ndërkombëtare, duke e konfirmuar gatishmërinë për t’iu përgjigjur Gjykatës Speciale.

Ai po ashtu ka folur edhe për provokimet e vazhdueshme nga Serbia, duke thënë se ajo do të vazhdojë të sillet në këtë mënyrë derisa ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës

Provokimet nga shteti i Serbisë do të vazhdojnë derisa kjo e fundit ta njohë Kosovën dhe të heqë dorë nga politika e vet hegjemoniste dhe nacionaliste.

Kështu ka deklaruar presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka bërë të ditur se vendimi për ndaljen e trenit propagandues nga Serbia ka qenë, siç ka thënë ai, vendim sovran i autoriteteve përgjegjëse kosovare, përderisa autoritetet ndërkombëtare kanë qenë të njoftuara më pas për vendimin e ndalimit të hyrjes së këtij treni.

Ish-udhëheqësi politik i UÇK-së ka folur edhe për Gjykatën Speciale, e cila tashmë edhe zyrtarisht ka nisur punën.

I pyetur se a do t’i përgjigjeni Gjykatës Speciale nëse do të ngrejë aktakuzë ndaj jush si njëri nga drejtuesit e UÇK-së, Thaçi ka thënë se lidershipi i Kosovës ka instaluar praktikë të bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë