Loading…

I ftohti i madh në Kosovë po vjen: Nga kjo ditë priten borë e ngrica

  • 02/01/2020 | 18:03

I ftohti i madh në Kosovë po vjen: Nga kjo ditë priten borë e ngrica

Ditëve të parë të vitit 2020 në vendin tonë pritet të mbaj mot kryesisht me diell, në mëngjes me ngrica, ndërsa në fundjavë priten reshje bore, transmeton Gazeta Metro.


Temperaturat e ajrit do luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare.

Sipas Prishtina Weather, minimalet nga -7C deri në -1C, e maksimalet nga +3C deri në +6C, e nga dita e diel do të pësojnë rënie deri në 0C.

2.01 – Ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.
3.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.
4.01-5.01 – Ditën e shtunë, në mëngjes ftohtë dhe ngrica. Ditën vransirat do të shtohen, gjatë natës priten reshje shiu dhe bore. Të dielen, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.
6.01- Mot i ftohtë, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Do të fryejë erë e lehtë nga veriu-veriperëndimi 1-3m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet e rritur mbi vlera normale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë