Loading…

I dyshuari për vrasjen në Pejë nuk u arrestua, u vetëdorëzua

  • 07/03/2017 | 09:33

I dyshuari për vrasjen në Pejë nuk u arrestua, u vetëdorëzua

Avokati Bahtir Troshupa ka thënë se klienti i tij është Kreshnik Haliti, i cili po dyshohet për vrasjen e djeshme të Mentor Zekës me armë zjarri në lagjen “Fidanishte”.


Mbrëmë pas mesnatës sapo ka dalë nga Stacioni Policor i Pejës, avokati Bahtir Troshupa njoftuar për kallxo.com së është angazhuar mbrojtës i të dyshuarit për vrasjen e djeshme në Pejë.

Avokati Troshupa tha se klient i tij është Kreshnik Haliti nga Peja, i cili po dyshohet për vrasjen e djeshme të Mentor Zekës me armë zjarri në lagjen “Fidanishte”.

Sipas avokatit, i dyshuari Kreshnik Haliti mbrëmë është vetëdorëzuar tek organet policore dhe ka mohuar të jetë arrestuar.

“Është vetëdorëzuar. Ka shkuar vetë të lajmërohet në Stacion Policor. Nuk është arrestuar. Unë sapo dola prej policisë”.

Avokati Troshupa bëri të ditur se për shkak të gjendjes shëndetësore të të mbrojturit të tij, ka sugjeruar që ai të mos deklarohet mbrëmë rreth rastit.

“Me sugjerimin tim për shkak të gjendjes shëndetësore të tij nuk lejova që sonte të japë deklaratë. E lash për nesër. I sugjerova të mbrohet në heshtje. Për çdo gjë do njoftoheni me kohë”, tha pas mesnatës avokati Bahtir Troshupa.

Aktvendimin për ndalim prej 48 orësh të dyshuarit për vrasje e djeshme e ka konfirmuar mbrëmë edhe prokurori kujdestar, Haxhi Sinanaj.

Javën e kaluar një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Pejë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë