Loading…

I detyruan fëmijët e tyre të lypin nëpër rrugët e Shkupit: Arrestohen 5 persona

  • 26/03/2022 | 17:11

I detyruan fëmijët e tyre të lypin nëpër rrugët e Shkupit: Arrestohen 5 persona

Departamentet për çështje kriminale në njësitë për punë të brendshme në SPB-Shkup, në bashkëpunim me Institucionin Publik Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale – Shkup, gjatë javës së kaluar kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për parandalimin e ‘lypësve’.


Gjatë aksionit policor janë arrestuar Xh.SH (20), S.R (20), E.M. (32) dhe F.S. (20), të gjithë nga Shkupi dhe M.A. (46) nga Ohri. XH.SH., S.R., E.M. dhe M.A. janë gjetur së bashku me fëmijët e tyre të mitur teksa lypnin në kryqëzime dhe bulevardet në zonën e Shkupit.

Pas plotësimit të dokumentacionit për rastin ndaj tyre do ngriten kallëzime penale.

Ndërsa F.S. është gjetur duke lypur në një udhëkryq në bulevardet ‘Sllovenia’ dhe ‘Autostrada e Adriatikut’, për çka është ndaluar dhe ndaj saj do të bëhet procedimi përkatës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë