Loading…

I detyron Amerika, të hënën qeveria procedon Demarkacionin

  • 05/05/2017 | 17:58

I detyron Amerika, të hënën qeveria procedon Demarkacionin

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se të hënën do të procedojë në Kuvend Demarkacionin. Ky vendim i Qeverisë vjen pas një bisede që kryeministri, Isa Mustafa ka zhvilluar me zëvendësndihmës sekretarin amerikan Hoyt Yee, përcjell gazetametro.net. 


Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në bisedën me zëvendësndihmës sekretarin amerikan Yee, janë pajtuar që Demarkacionin me Malin e Zi ta procedojnë në Kuvend, të hënën e javës së ardhshme.

“Kryeministri i vendit, përmes bisedës në telefon e informoi për proceset aktuale në vend, zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Yee si dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e progresit dhe çështjeve të rëndësishme për qytetarët dhe të ardhmen e vendit”

“Gjatë bisedës, veçmas u diskutua për nevojën që të procedohet pa vonesë në Kuvend Projektligji për ratifikimin e marrëveshje për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, si një prej marrëveshjeve më të rëndësishme për vendin. Si rrjedhim, Qeveria e Kosovës do të mblidhet të hënën dhe ky projektligj do të përcillet në Kuvendin e Kosovës”.

Tutje, në njoftimin e Qeverisë thuhet se zëvendëndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee, se e konsideroi vendim të duhur adresimin e kësaj çështje të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke shprehur bindjen se kjo marrëveshje do të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë