Loading…

I dënuari për vrasje hidhet nga ballkoni i burgut, vret veten

  • 27/09/2017 | 10:54

I dënuari për vrasje hidhet nga ballkoni i burgut, vret veten

Një ngjarje tragjike ka ndodhur një ditë më parë në burgun e Krujës, ku një i dënuar për vrasje është hedhur nga tarraca e katit të dytë dhe ka ndërruar jetë.


Blutë konfirmuan se ai quhet Jorgo Zani, 31-vjecari i cili kreu vrasjen më makabre të viteve të fundit, atë të të miturit në fshatin Palasë. Ngjarja ku iu mor jeta në mënyrë makabre 12- vjeçarit Andrea Zariu, ende nuk ka një shpjegim.

Autori, i cili rezulton se ka qenë i shtruar disa herë në psikiatrinë e Vlorës, nuk ka dhënë ndonjë dëshmi për krimin makabër. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur dje se të vetmet fjalë për vrasjen, që ai i ka thënë grupit hetimor pas arrestimit në flagrancë, janë këto: “E vrava se më mërziti”.

Që prej këtij momenti e deri tani autori 30- vjeçar ka heshtur, duke mos reaguar në asnjë çast për veprën më të rëndë të dëgjuar prej vitesh.

Jorgo Zani, sipas burimeve të Policisë, ndodhet pa asnjë mjekim, megjithatë, nuk ka dhënë shenja të ndonjë sëmundjeje mendore dhe nuk ka shfaqur asnjë moment agresiviteti. Ai ka qëndruar i heshtur, ndërsa është izoluar në ambientet e paraburgimit të Policisë së Vlorës prej momentit kur mori masën e sigurisë të burgut pa afat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë