Loading…

I dënuari me 20 vjet burgim në Gjermani kapet në Prishtinë nga njësia “Fast”

  • 02/11/2018 | 14:24

I dënuari me 20 vjet burgim në Gjermani kapet në Prishtinë nga njësia “Fast”

Qadir Ali Kan, shtetas gjerman, i kërkuar nga INTERPOL-i është kapur të premten pas mesnate në Prishtinë.


Ali Kan i dënuar me 20 vjet burgim për trafikim me drogë dhe i kërkuar nga Gjermania, është arrestuar në orën 1 pas mesnate nga njësia “Fast” që shërben për kërkimin e të arratisurve.

Bajram Krasniqi nga zyra për informim në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar për portalin Koha.net arrestimin e shtetasit gjerman.

“Policia mbrëmë ka arrestuar një shtetas gjerman në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar. I njëjti është i kërkuar nga autoritetet gjermane. Çështjet tjera siç është ekstradimi i tij, janë përgjegjësi e Ministri së Drejtësisë”, ka thënë Krasniqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë