Loading…

I del nga kontrolli makina e punës, lëndohet rëndë kosovari në Gjermani

  • 17/05/2017 | 20:04

I del nga kontrolli makina e punës, lëndohet rëndë kosovari në Gjermani

Një punëtor 48 vjeçar nga Kosova ishte duke e ngarë cilindrin (makinën rrafshuese) në një terren me pjerrësi, kur ai i del nga kontrolli dhe nuk mund të frenohet më.


Të hënën, rreth orës 11 të paradites, në një kantier rrugor në Hundendorf të Bavarisë, Gjermani, ka ndodhur një aksident i rëndë.

Një punëtor 48 vjeçar nga Kosova ishte duke e ngarë rulin e tij (cilindrin, makinën rrafshuese) në një terren me pjerrësi, kur ai i del nga kontrolli dhe nuk mund të frenohet më.

Në gjendjen e rrezikshme që ndodhej, kosovari nuk pa rrugëdalje tjetër përveç se të kërcente nga makina, shkruan albinfo.ch, përcjell gazetametro.net

Për pasojë ai pësoi lëndime të rënda aq sa u desh të transportohej me helikopter për në spital.

Më vonë, një ekspertizë teknike ka konstatuar se frerët e rulit kishin qenë në një gjendje të çrregullimit total dhe kjo kishte shkaktuar aksidentin e rëndë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë