Loading…

I dehur dhe duke vozitur pa patentë shofer, mitrovicasi sulmon policin 

  • 03/06/2021 | 08:19

I dehur dhe duke vozitur pa patentë shofer, mitrovicasi sulmon policin 

Në rrugën “Emin Duraku”, në Mitrovicë është arrstuar një person, shkruan Gazeta Metro.


Mitrovicasi në gjendje të dehur, dhe duke vozitur veturën pa një leje të tillë ka sulmuar fizikisht një polic.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur dhe pa patentë shofer ishte duke vozitur automjetin. I dyshuari kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, ku një zyrtar policor viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor. Në automjetin e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek dhe një qese me substancë të dyshuar “, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të mbahet në ndalim policor deri në këndellje e më pas të intervistohet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë