Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, e ka liruar nga pozita e këshilltarit Enis Qerkën, i cili dyshohet se muaj më parë ishte arrestuar pasi u kap me 113 kilogramë drogë, shkruan Gazeta Metro.
Vet ministri Selimi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se këtë veprim e mori pas raportimit të sotëm të mediave.
“Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/174161624318290
Ndryshe, sot në media është raportuar se Enis Qerka është emëruar këshilltar i jashtëm politik i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi.
Vendimin për emërimin e tij, Ministria e Drejtësisë nuk e ka bërë publik sikurse për këshilltarët e tjerë të ministrit.
Enis Qerka u bë i njohur në opinion kur u arrestua në kufirin Kosovë-Maqedoni me dyshimin se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë, në dhjetor 2018./gazetametro.net