Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka realizuar dy gola kundër Metz në ndeshjen e fundit të kampionatit francez, transmeton Gazeta Metro.
Paris Saint-Germain është duke triumfuar me rezultat të thellë 3-0 në pjesën e parë kundër Metz pas dy golave të Mbappe dhe një të Neymar.
Goal!!!!!!⚽ by Kylian Mbappe 🔥
PSG 1-0 Metz #PSGFCM
— Goalpost (@goalpost882) May 21, 2022
Ishte Mbappe ai i cili në minutën e 25’të hapi serinë e golave, për të shënuar edhe golin e dytë pas tre minutave. Në të dy golat u asistua nga argjentinasit, Angel Di Maria dhe Lionel Messi.
Mbappe sonte edhe zyrtarisht rinovoj kontratën me PSG’në edhe për tre vite të tjera. /gazetametro.net
Mbappe’s second goal is the best in history, Lionel Messi pic.twitter.com/88WItE3GhH
— Leo Messi (@Messi_10_30) May 21, 2022