Loading…

I armatosur pranë fushës së golfit të Trumpit, arrestohet një burrë në Kaliforni

  • 05/08/2026 | 09:21

I armatosur pranë fushës së golfit të Trumpit, arrestohet një burrë në Kaliforni

Një 38-vjeçar është ndaluar nga autoritetet në Kaliforni pasi u gjet pranë fushës së golfit në pronësi të presidentit amerikan Donald Trump në Rancho Palos Verdes, para një aktiviteti për mbledhje fondesh, transmeton Gazeta Metro.


Sipas autoriteteve, Jeanine John Taele u pa duke lëvizur nëpër zonën e golfit duke fotografuar dhe regjistruar pamje, ndërsa dyshohej se po vëzhgonte masat e sigurisë.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti armë dhe municione të ndaluara. Në automjetin e tij u sekuestrua një pistoletë e mbushur, ndërsa ndaj tij janë ngritur akuza për posedim të armës së fshehur dhe mbajtje të municioneve të paligjshme, raporton BBC.

Arrestimi ndodhi pasi agjentë federalë njoftuan autoritetet lokale për një person të dyshimtë pranë objektit, ku presidenti Trump pritej të merrte pjesë në një darkë të organizuar nga Partia Republikane./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë