Loading…

I akuzuari në rastin ‘Syri i Popullit’, Ramabaja: Hashim Thaçi e ka vendin në Hagë

  • 02/06/2021 | 21:35

I akuzuari në rastin ‘Syri i Popullit’, Ramabaja: Hashim Thaçi e ka vendin në Hagë

Anëtari i Vetëvendosjes (VV) dhe i akuzuari në rastin ‘Syri i Popullit’, Sadri Rambaja, ka thënë se Hashim Thaçi e ka vendin në Hagë, shkruan Gazeta Metro.


Ramabaja, ka thënë në T7 se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duhet të mbrohet me argumente, por ka shtuar se ish-lideri politik Hashim Thaci e ka vendin në Hagë.

Ai ka thënë se Thaçi duhet të përgjigjet për disa akuza.

“Mendoj se ai e ka vendin atje. Këtu po flas në emrin tim e jo në emër të VV-së. Mendoj se ai duhet të përgjigjet për disa çështje. Sepse Beadin Hallaqi nuk ka shkuar vet në qiellin e shtatë”, ka thënë ai.

Më vonë ai tha se Hallaqin e kishte shok të mirë.

“Hallaqi ka qenë shok i imi i mirë. Më kishte vizituar në Zvicër. Unë isha i shokuar kur e kam marrë vesh për vrasjen e tij”, tha ai.

Ndaj këtyre komenteve reagoi panelisti Zgjim Hyesni. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë