Loading…

Hyseni: Zyrtarët e lartë të LDK-së po e mbrojnë dhe rehabilitojnë Kurtin më shumë se anëtarët e LVV’së

  • 29/05/2021 | 23:16

Hyseni: Zyrtarët e lartë të LDK-së po e mbrojnë dhe rehabilitojnë Kurtin më shumë se anëtarët e LVV’së

Skender Hysenit, deri më tani është shprehur skeptik për vendimet e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së, derisa kritika ka pasur edhe për zyrtarë të tjerë karsrhi qasjes ndaj partisë në pushtet.


Zyrtari i LDK-së, Skender Hyseni ka thënë se është herët për të vlerësuar pozitën e Lumir Abdixhiku në krye të LDK-së.

“Më duhet të them publikisht se në shumicën e rasteve deri më tani nuk pajtohem me vendimet e Lumir Abdixhikut”, deklaroi Hyseni në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.

Ai thotë se nuk i kanë pëlqyer shumë zyrtarë të lartë në LDK që, sipas tij po bëjnë rehabilitimin e Albin Kurtit.

“Më kanë lënë shumë shije të keqe paraqitjet e shumë zyrtarëve të lartë të LDK-së në media. Edhe këto dy-tri netët e fundit kam parë top-zyrtarë të lartë të LDK-së që i bëjnë mbrojtje publike, rehabilitim zotit Kurti që nuk e kam dëgjuar edhe nga eksponentët e Vetëvendosjes. Kam përshtypjen që më shumë ata po e mbrojnë Albin Kurtin se Vetëvendosje”.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës thotë se LVV i ka të tri pozitat shtetërore dhe sipas tij duhet një opozitë e fortë për të mbrojtur demokracinë.

Sipas tij deri më tani opozita ka qenë shumë e dobët në raport me kritikat ndaj qeverisë.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë