Loading…

Hyseni: Kosova do ta ketë më vështirë për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it këtë vit

  • 16/11/2018 | 11:23

Hyseni: Kosova do ta ketë më vështirë për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it këtë vit

Lobimi për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL vazhdon të mbetet sekret nga Ministria e Punëve të Jashtme, pasi ky dikaster qeveritar që i prin procesit të anëtarësimit në organizatën më të madhe të policisë në botë, nuk pranon të japë informata se cilat shtete janë pro e cilat janë kundër. Pavarësisht kësaj, zyrtarët qeveritarë dhe deputetët janë optimistë se më 20 nëntor Kosova do të anëtarësohet.


Pavarësisht këtyre Skender Hyseni, ish-ministër i Punëve të Brendshme dhe ish-drejtues i Ministrisë së Punëve të Jashtme, po ashtu, ka thënë se këtë vit Kosova do ta ketë më vështirë për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it.

“Mund të jetë më vështirë sesa ka qenë vitin e kaluar për shkak se këtë vit është vetëm një aplikacion, është vetëm ky i Kosovës. Ndërkaq, vitin e kaluar kanë qenë edhe dy aplikacione të tjera e pak a shumë votohej në pako. Ato dy vende, Palestina dhe Ishujt Solomo, janë pranuar, por për fat të keq Qeveria pati vendosur vitin e kaluar që ta tërhiqte aplikacionin”, ka deklaruar Hyseni.

Vitin e shkuar, sipas tij, Kosova i ka pasur votat e sigurta për t’u bërë anëtare e kësaj organizate. Megjithëkëtë, sipas tij, se a do të pranohet Kosova sivjet ose jo varet nga puna që ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Punëve të Brendshme gjatë këtij viti.

E pavarësisht deklarimeve të qeveritarëve, të cilët shprehen të vendosur se këtë muaj Kosova do të bëhet pjesë e INTERPOL-it, Hyseni ka vlerësuar se nuk mund të flitet me siguri të plotë rreth kësaj çështjeje.

“Një vend i ri në INTERPOL pranohet me 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm në Asamble dhe që votojnë. Jo të gjithë janë të pranishëm. Ta zëmë nëse janë 120 në Asamble, nga 190 anëtarë sa ka, mjaftojnë 80 vota dhe Kosova pranohet. Mirëpo nuk mund të thuash me siguri kur votat nuk janë në dorën tënde, por janë në dorën e vendeve anëtare”, ka nënvizuar ish-udhëheqësi i MPB-së. /zeri

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë