Loading…

Hyseni i VV’së i mllefosur me partinë e liderin e tij: I shkarkon komisionin

  • 29/03/2022 | 21:24

Hyseni i VV’së i mllefosur me partinë e liderin e tij: I shkarkon komisionin

Kryetari i Gjilanit nga radhët e VV’së, Alban Hyseni, siç duket është mllefosur tejmase me partinë e tij e liderin, pasi shkarkoi komisionin vlerësues pjesë e të cilit ishte zyrtarja e Vetëvendosjes, Enkelejda Arifi, për të cilën u raportua se ka ndarë projekte për familjarët e saj, duke e shpërblyer djalin dhe kunatin me mbi 7500 euro, shkruan Gazeta Metro.


Njoftimin e bëri të ditur vetë Hyseni përmes një postimi në Facebook.

Ai tha se sot do filloj procesi i thirrjes publike për subvencionim të organizatave dhe individëve nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportitt.

“Ne jemi zotuar për komisione të pavarura nga politika, profesionale dhe të pandikuara, gjithmonë duke siguruar vlerësim të drejtë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Përveç zotimit ky është edhe obligim i yni”, shkroi ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Ne jemi zotuar për komisione të pavarura nga politika, profesionale dhe të pandikuara, gjithmonë duke siguruar vlerësim të drejtë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Përveç zotimit ky është edhe obligim i yni.

Nga vlerësimi i bërë procesit ne konstatojmë për parregullsi, të mjaftueshme për ta kontestuar dhe për të vendosur për anulim të gjithë procesit të thirrjes publike për subvencionimin e organizatave dhe individëve nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Shkarkojmë komisionin vlerësues dhe rihapim thirrjen nga fillimi për të cilën do të themelojmë komision të ri dhe do të sigurojmë monitorim të procesit.

Gjithashtu dua të përcjell porosinë për secilin dhe kudo që synon parregullsinë se ne nuk do të kemi tolerancë ndaj askujt sepse kemi marrëveshje me qytetarin për transparencë, llogaridhënie dhe korrektësi.

Ne jemi të vendosur dhe këtu nuk ka mes e as kompromis.

Ftoj qytetarët për bashkëpunim, kudo që ata identifikojnë parregullsi t’i raportojnë ato dhe të llogarisin për partner pushtetin e ri sepse vetëm bashkë mund ta bëjmë ndryshimin për të cilin jemi zotuar dhe kemi marrë besimin e tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë