Loading…

Hyseni i reagon Abdixhikut: Unë jam LDK më shumë se ti, Vjosa e Lumiri me mendësinë e VV’së e sollën partinë në 12%

  • 24/03/2023 | 13:20

Hyseni i reagon Abdixhikut: Unë jam LDK më shumë se ti, Vjosa e Lumiri me mendësinë e VV’së e sollën partinë në 12%

Ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, i ka reaguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pasi e akuzoi Hysenin se është bashkuar me Kurtin kundër tij dhe LDK’së, shkruan Gazeta Metro.


Në një reagim në Facebook, Hyseni e ka quajtur marrëzi komentin e Abdixhikut për të.

Ai tha se nëse asgjë tjetër, opinioni e di fort mirë qëndrimin tim ndaj Albin Kurtit dhe VV-së dhe politikave shkatërruese të tyre.

Hyseni tha se është saktësisht mendësia e njësisë së VV-së në LDK, të cilës i printe Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku që e kanë sjallë LDK-në në 12%.

“Kurti dje, si gjithnjë e futi në grackë liderin e mjerë të LDK-së, e lideri i LDK-së u përpoq t’I përgjigjej: “Ka mbaruar koha kur VV ka pasë ndikim në LDK”, tha ky Lumiri. Nuk besoj se kjo do koment. Por ja që po e komentoj! Ai, pra Lumiri e tha botërisht qê kishte një kohë kur VV kishte ndikim në LDK, por tani ajo kohë ka mbaruar!!!
Mua më vie mirë nëse ka mbaruar ajo kohë, ndonëse me vonesë dhe me pasoja, siç ishte rënja e LDK-së në 12%. E kjo është marrëzia tjetër që e thotë Lumiri qysh ne të vjetërit e LDK-së e paskemi sjellë LDK-në në 12%. Jo, jo! Eshtë saktësisht mendësia e njësisë së VV-së në LDK, të cilës i printe Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku që e kanë sjallë LDK-në në 12%.
Krejt në fund, që ta përmbyll këtë debat me Lumirit, ngase e konsideroj nën dinjitetin tim te mirrem me te, Lumir Abdixhikut i them që jam dhe do te jem 100 më LDK se ai! Përpjekja e ti për të më portretuar si njeri kundër LDK-së, vetëm sa shpërfaq mjerimin e tij politik. Përpos që është qesharake, është edhe marrëzi e llojit ë vet!”, ka shkruar ai. 

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku dje në RTV Dukagjin, i është përgjigjur ish-zyrtarit të LDK’së, Skender Hyseni në lidhje me deklaratat e këtij të fundit që kishte thënë se “Jam 100 herë më LDK se Lumir Abdixhiku”.

Abdixhiku në RTV Dukagjini është shprehur i befasuar nga deklaratat e Skender Hysenit.

“Nuk e kam pritur që vjen dita që Skender Hyseni dhe Albin Kurti bëhen bashkë kundër meje dhe LDK-së. Por është pozicion bukur interesant. Kanë një gjë të përbashkët Skender Hyseni e Albin Kurti. Asnjëri nga ta nuk e duan këtë LDK, e as rritjen e LDK-së. Njëri nuk e do se e ka kundërshtarë politikë, derisa tjetri nuk e do për shkak të interesave grupore që kishte pasur aty”, deklaroi Abdixhiku.

Ish kryediplomati i Kosovës nga radhët e LDK-së, Skender Hyseni ka thënë se është më LDK së paku për 100 herë më shumë se sa kryetari aktual i kësaj partie, Lumir Abdixhiku. /gazetametro.net 

Abdixhiku: Nuk e kam pritur që vjen dita të bëhen bashkë kundër meje e LDK’së Skender Hyseni dhe Albin Kurti

Më të fundit
...

  • 02/06/2023 | 04:01
...

  • 02/06/2023 | 04:00
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë