Loading…

Hyrja e trenit serb në veri është e barabartë me hyrjen e tankeve

  • 13/01/2017 | 23:48

Hyrja e trenit serb në veri është e barabartë me hyrjen e tankeve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, ka thënë se fakti që Serbia mund ta fus një tren nëpër shinat e Kosovës, pa lejen e kësaj të fundit është e barabartë me mundësinë e futjes së një tanku, të ardhjes së policëve në stacion policor, apo kthimit të radarëve nëpër Golesh e gjetiu.


“Nëse Serbia ka mundësi që në shinat e Kosovës të sjellë një tren, i bie njësoj sikur Policia e Serbisë të vjen në një stacion policor në Kosovë. Kjo i bie që edhe një tank mund të futet po kështu. Pra ky është riokupim, të paktën i asaj pjese ku Serbia ka në atë pjesë të Kosovës”, ka thënë Selimi.

Selimi ka thënë se për fat të keq po del edhe njëherë paralajmërimi i opozitës e i tyre, se Serbia po kthehet në Kosovë.

“Nëse ka pasur dilema se çfarë është ‘Zajednica’ ja, kjo është një pjesë e saj”, ka thënë Selimi në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për lojalitet e frikë ndaj Serbisë.

“Me një Qeveri kuislinge nuk mund ta ndalim kthimin e Serbisë në Kosovë”, ka thënë Selimi, përcjell Koha.net. “Mesazhi që Serbia po e jep me këtë tren është agresiv, e pat edhe mesazhin që ka veshur trenin shkruan ‘Kosova është Serbi’”.

“Qeveria nuk ka mundësi ta rrëzojë as murin që e ka miratuar vetë. Kjo është arkitektura e bisedimeve në Bruksel”, ka thënë Selimi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë