Loading…

Hyri në testin për patent-shofer në emër të dikujt tjetër, arrestohet nga policia në Prishtinë

  • 16/06/2021 | 20:03

Hyri në testin për patent-shofer në emër të dikujt tjetër, arrestohet nga policia në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet për mashtrim, duke u paraqitur në testin për patent-shofer në emër të dikujt tjetër, transmeton Gazeta Metro.


Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur rreth orës 14:00 në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, saktësisht në sallën ku kryhen testimet për patentë-shofer.

Person i dyshuar, E.H. mashkull – 20 vjeç, dyshohet se ka mashtruar duke u paraqitur në sallë për test në emër të një personi tjetër.

Lidhur me këtë rasti, policia ka intervistuar personin e dyshuar dhe ndaj tij do të merren veprimet e mëtejme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim

Prishtinë 16 qershor 2021- Sot rreth orës 14:00, nga zyrtarët e stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për mashtrim.

Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, saktësisht në sallën ku kryhen testimet për patent-shofer.

Personi i dyshuar:

– E.H. mashkull, 20 vjeç, dyshohet se ka mashtruar duke u parqitë në sallë për test, në emër të dikujt tjetër.

Lidhur me këtë rast policia ka intervistuar personin e dyshuar dhe ndaj tij do të merren veprimet e mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë