Loading…

Hyri fshehurazi në Gjykatë, Kusari: Jam e shqetësuar që shteti paska fillu me e mbrojt Naim Murselin

  • 03/12/2023 | 10:35

Hyri fshehurazi në Gjykatë, Kusari: Jam e shqetësuar që shteti paska fillu me e mbrojt Naim Murselin

Të dyshuarit për vrasjen e Liriona Ademjat, janë futur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga hyrjet ku nuk kanë qenë prezente emdiat.


E për këtë ka reaguar juristja e mediave, Flutursa Kusari, e cila e ka kritikuar një gjë të tillë.

Duke pyetur se kush nga institucionet është duke u përkujdes për mbrojtjen e reputacionit të tij dhe tjerëve dhe përse, Kusari ka thënë se pajtohet që gjatë seancave gjyqësore të ketë kufizime në raportim.

Kusari ka theksuar se nuk ka asnjë arsye që mediat të mos lejohen të xhirojnë të dyshuarit duke hy ose duke dalë nga gjykata.

“Pajtona që në seancë gjyqësore brenda në gjykatë të ketë kufizime në raportim por jam tepër e shqetësuar që shteti tashmë paska fillu me e mbrojtë të dyshuarin Naim Murselin dhe me u përkujdesë për reputacionin e tij deri në atë masë sa me i shti në gjykatë përmes hyrjeve sekrete. Me vite të tëra kemi pa raportime të gazetarëve me pamje të ministrave, deputetëve, njerëzve të akuzuar për terrorizëm, vrasje, dhunim etj duke hy në gjykatë ndërsa Naim Murseli po u deshka me u kursy nga kjo praktikë”, ka thënë pos tjerash ajo.

Postimi i plotë:

Gazetarët po thonë dhe po raportojnë që të dyshuarin Naim Murseli dhe të tjerët i kanë shti në gjykatë sot përmes një hyrje të fshehtë për t’ua rujtur privatësinë dhe reputacionin e tyre.

Pajtona që në seancë gjyqësore brenda në gjykatë të ketë kufizime në raportim por jam tepër e shqetësuar që shteti tashmë paska fillu me e mbrojtë të dyshuarin Naim Murselin dhe me u përkujdesë për reputacionin e tij deri në atë masë sa me i shti në gjykatë përmes hyrjeve sekrete.

Me vite të tëra kemi pa raportime të gazetarëve me pamje të ministrave, deputetëve, njerëzve të akuzuar për terrorizëm, vrasje, dhunim etj duke hy në gjykatë ndërsa Naim Murseli po u deshka me u kursy nga kjo praktikë.

Mediat kanë nevojë për pamje jashtë gjykatës, për të bërë raportimin e tyre më të kuptueshëm dhe më të kapshëm për publikun.

Murseli është figurë publike, fotoja e tij është fotoja më e publikuar këto ditët e fundit, ai akuzohet për një krim të rëndë të cilin e ka pranu vetë, ai është në gjykatë sot sepse me vetëdijë dhe me veprime të tij e ka sjellë vetën në atë gjendje dhe për këtë duhet të japë llogari para drejtësisë.

Nuk mjafton që drejtësia të bëhet por drejtësia duhet të shihet duke u bërë. Nuk ka asnjë arsye përse të mos lejohen mediat të xhirojnë të dyshuarit duke hy dhe duke dalë nga gjykata.

Kush nga institucionet është duke u përkujdesë për mbrojtjen e reputacionit të tij dhe tjerëve dhe përse? Çfarë motivi kanë për të mbrojtur të dyshuarit në masë kaq ekstreme?

Edhe njëherë, pajtohem që brenda në gjykatë gjatë seancës të ketë kufizime por jo edhe jashtë ndërtesës së gjykatës.

(postim i përkohshëm)

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë