Loading…

Hykmete Bajrami konfirmon: Do të jem kandidate për kryetare të LDK’së

  • 07/09/2026 | 22:31

Hykmete Bajrami konfirmon: Do të jem kandidate për kryetare të LDK’së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, bëri të ditur se synon të jetë pjesë e garës së ardhshme brenda strukturave të partisë, transmeton Gazeta Metro.


Ajo foli edhe për mundësinë e kandidimit për kryeministre, duke e lidhur këtë me personin që do të drejtojë LDK-në.

“Nuk do të pranoja që të isha kandidate e LDK-së për kryeministre në qoftë se partinë do ta udhëhiqte dikush tjetër”, deklaroi Bajrami në Klan Kosova.

Bajrami sqaroi se zhvillimet aktuale politike nuk duhet të lidhen me procesin e brendshëm zgjedhor të LDK-së, i cili sipas planifikimeve pritet të zhvillohet gjatë shtatorit ose nëntorit të vitit 2027.

Ajo deklaroi se do të hyjë në garë nëse krijohen kushte për një proces të drejtë dhe transparent.

“Nëse ka garë fer dhe të hapur, unë do të jem njëra prej kandidateve”, tha ajo./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë