Loading…

Huqi Kryemjekra çeçen Kadyrov: Do t’i vendosim sanksione Britanisë e Johnson, e ‘anuloj’ çajin anglez që nuk ekziston

  • 28/02/2022 | 12:49

Huqi Kryemjekra çeçen Kadyrov: Do t’i vendosim sanksione Britanisë e Johnson, e ‘anuloj’ çajin anglez që nuk ekziston

Shefi i çeçenëve Ramzan Kadyrov nuk ndalon çirrjet luftënxitëse duke njoftuar dje se paska vendosur t’i ngrijë asetet e kryeministrit britanik Johnson, transmeton Gazeta Metro.


Kadyrov tha se ai do të impononte sanksione, përfshi ngrirjen e aseteve të kryeministrit britanik Boris Johnson në bankat çeçene duke shtuar madje se ‘nuk ekziston çaji anglez’, sipas mediave ruse.

Kadyrov që me mburrje nisi luftëtarët në Ukrainë në krah të forcave ruse e të cilët përfunduan ‘të rruar’ siç i tallnin ukrainasit. Shumë prej tyre janë vrarë në betejë për aeroportin Hostomel afër Kiev.

Në betejë me forcat speciale ukrainase Alpha sipas raporteve ishte vrarë edhe gjenerali çeçen Magomedov javën e kaluar./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë