Loading…

Hungaria do vazhdojë të menaxhojë hapësirën ajërore të Kosovës

  • 05/11/2016 | 13:50

Hungaria do vazhdojë të menaxhojë hapësirën ajërore të Kosovës

Hapësirën ajrore të Kosovës aktualisht e menaxhon Hungaria dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në vitin 2019, kur i përfundon mandati i saj për ofrimin e këtyre shërbimeve. Ndërkaq pas prillit të vitit 2019, Kosova do të jetë e gatshme ta menaxhojë vetë hapësirën ajrore.

Në këtë aspekt gjatë këtij viti është funksionalizuar Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, për kryerjen e shërbimeve sa më cilësore në fushën e navigacionit ajror, por që i përcjell te kontrolli hungarez. Kështu ka deklaruar ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku për ekonomiaonline.

“Ne përpos gatishmërisë tonë politike, po punojmë edhe në anën teknike në plotësimin e të gjitha kushteve që Kosova ta kontrollojë hapësirën ajrore pas prillit të vitit 2019”, ka thënë ministri Zharku.

Me marrëveshjen e Kumanovës, Kosova ka vetëm një hyrje dhe dalje ajrore përmes Maqedonisë, ndërsa rrugët tjera janë të ndërprera. Ndonëse Serbia po i krijon probleme Kosovës në procesin e normalizimit të hapësirës ajrore, ministri Zharku ka thënë se po diskutohen të gjitha opsionet dhe se në momentin që të marrin kontrollin mbi hapësirën ajrore të Kosovës, do të ketë edhe normalizim të të gjitha hyrjeve dhe daljeve në Kosovë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë