Loading…

Humbën kontaktet në një zonë malore në Shqipëri, gjenden pas dy ditësh dy turistët gjermanë

  • 09/06/2026 | 22:00

Humbën kontaktet në një zonë malore në Shqipëri, gjenden pas dy ditësh dy turistët gjermanë

Dy turistë nga Gjermania, të cilët ishin raportuar të humbur në një zonë malore në Shqipëri, janë gjetur të martën në gjendje të mirë shëndetësore pas një operacioni kërkimor që zgjati rreth 27 orë, transmeton Gazeta Metro.


Autoritetet shqiptare nisën kërkimet pasi humbën gjurmët e tyre në malet e Polisit. Sipas informacioneve paraprake, automjeti me të cilin po udhëtonin kishte pësuar avari në një rrugë të izoluar pranë zonës së Sopotit.

Për shkak të mungesës së rrjetit telefonik, ata nuk kishin mundësi të kontaktonin me familjarët apo institucionet përkatëse.

Pas kërkimeve në terren të vështirë, turistët u lokalizuan në zonën e Stravajt dhe, sipas autoriteteve, nuk kishin nevojë për trajtim mjekësor./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë