Loading…

Humanizmi e shpëton kryefamiljaren e parakohshme (Video)

  • 23/12/2016 | 16:32

Humanizmi e shpëton kryefamiljaren e parakohshme (Video)

Valbona po bëhet gati për të nisur një jetë të re. Larg udhëtimit të përditshëm në këmbë nga fshati Lumarë në Aranitas.


Larg kasolles ku jetoi për 13 vjet, e në të cilën pas vdekjes së të atit i ra pesha e problemeve familjare. Megjithë nënën e sëmurë dhe vështirësitë ekstreme ekonomike Valbona nuk hoqi dorë nga shkolla dhe librat për të janë të vetmet në valixhen e rrugës që e pret. Në këtë dhomë s’ka asnjë kujtim tjetër për të.

-A ke ndonjë foto që do ta marrësh?
-Jo. S’kam.
– Asnjë foto, diçka me familjarë, me babin, vëllain, mamin.
– Jo, s’kam asgjë. Nuk kam bërë ndonjëherë fotografi.
– Po përse qan?
– Qaj se do iki prej këtej.

Pas publikimit të një kronike për vajzën e cila ishte kthyer në kryefamiljare, me mbështetjen e një biznesmeni shqiptar, i është dhuruar familjes Rizaj një shtëpi në Ballsh.

“Tani Valbona nuk duhet të eci më 14 km në këmbë, e ka shkollën 100 metra larg. Gjithashtu kemi komunikuar dhe me organet kompetente për ndihmën ekonomike për ta marrë aq sa i takon”, tha Arbër Hajdari.

Pas hapjes së një mundësie të re Valbona ka vendosur se cili do të jetë drejtimi i saj.
“Kur të rritem do ndihmoj njerëz në nevojë siç më ndihmuan edhe mua”, ka thënë Valbona.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë