Loading…

Humanisti zviceran e bën me shtëpi të re familjen gjilanase (Foto)

  • 11/04/2017 | 22:12

Humanisti zviceran e bën me shtëpi të re familjen gjilanase (Foto)

Shtatë anëtarët e familjes së Nazim Isufit sot u bënë me shtëpi të re. Gëzimin më të madh e kishin fëmijët e kësaj familje.


Prej kohësh familja Isufi kishin jetuar në një bodrum të vjetër në lagjen ‘Dardania’ të Gjilanit.

Në pamundësi për të ndërtuar shtëpi ata kishin kërkuar ndihmë në Komunë, mirëpo kërkesa nuk ishte menjëherë e realizueshme.

Djali i Nazimit punonte herë pas here por nuk ia dilte i vetëm të kursente sa për të ndërtuar shtëpi.

11

Dëshirën për t’u bërë me shtëpi ua ka plotësuar një familje zvicerane e cila ka dashur të mbetet anonime. Ndërsa iniciativën për t’iu siguruar kulm mbi kokë kësaj familje, e ka marrë mërgimtari Ruzhdi Bunjaku i cili sot ia ka do dorëzuar çelësat.

Kryeplaku Nazim Isufi është shprehur tejet i lumtur dhe ka falënderuar Bunjakun për iniciativën e marrë.

33

22

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë