Loading…

Hulumtimi i fundit: Votuesit e VV’së të kënaqur me Qeverinë, votuesit e opozitës të pakënaqur

  • 23/03/2022 | 21:06

Hulumtimi i fundit: Votuesit e VV’së të kënaqur me Qeverinë, votuesit e opozitës të pakënaqur

Në hulumtimin e opinionit publik të UBO Consulting për T7, që po shpaloset në emisionin Pressing, 95.8% të votuesve të Vetëvendosjes janë shprehur si shumë të kënaqur ose të kënaqur me Qeverinë Kurti II.


Mirëpo, ky rezultat del krejt ndryshe kur pyeten votuesit e partive të tjera opozitare.

Në pyetjen “në përgjithësi, sa jeni të kënaqur me punën që ka bërë qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti?”, 84.4% e votuesve të PDK-së janë shprehur të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me Qeverinë Kurti.

Votuesit e LDK-së, në këtë pyetje janë përgjigjur po ashtu si të pakënaqur me performancën e deritanishme të kësaj qeverie. 74.1% e tyre janë shprehur si të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me qeverinë Albin Kurtit.

Pakënaqësi të madhe me qeverinë kanë edhe votuesit e AAK-së, pasi që 80.4% tyre janë po ashtu, shumë të pakënaqur ose të pakënaqur me qeverinë.

Metodologjia e aplikuar në këtë hulumtim, është bërë me përzgjedhjen e amvisërisë duke shfrytëzuar metodën sistematike të rastësisë, si dhe zhvillimin e anketës me personin i cili e ka ditëlindjen e parë më të afërt i moshës mbi 18 vjet.

Për hulumtimin e kryer, lista votuese e KQZ-së e vitit 2021 ka shërbyer si kornizë për ndërtimin e mostrës, ndërkaq mostra n=1065 e dizajnuar për sigurimin e mostrës përfaqësuese, e shtresuar sipas etniciteteve shqiptar, serb dhe minoritete jo-serbe. Minoritetet e mbi-përfaqësuara në anketim, mostra e peshuar për analizë.

Gjinia e të anketuarve është 50.3% meshkuj dhe 49.7% femra, ndërkaq shtrirja sipas vendbanimeve urban 42.8% dhe 57.2% rural. Margjina e gabimit ±3 pikë të përqindjes në përzgjedhje për interval të konfidencës 95%. Periudha e anketimit është mes 07 dhe 15 marsit 2022.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë