Loading…

Zogiani: Frikacakët s’pranuan të thonë se po dorëhiqen për shkak të Albinit

  • 10/01/2018 | 22:49

Zogiani: Frikacakët s’pranuan të thonë se po dorëhiqen për shkak të Albinit

Avni Zogiani nga Vetëvendosje ka thënë se kërkesa e të dorëhequrëve nga VV ka qenë që Albin Kurti të mos kandidojë për kryetar të partisë.


Ai ka kritikuar të dorëhequrit nga partia duke thënë se asnjëherë nuk kanë qenë të diskriminuar.

“Duhet argumentuar kur thuhet se pse nuk duhet të kandidojë. Këta kanë qenë në pozitat më kryesore, ku paska qenë autoriteti i Albinit kur këtu ata gjithmonë kanë apsur përparësi dhe privilegje”, është shprehur Zogiani gjatë emisionit ‘Debat D’.

I pyetur nga analistët nëse është e logjikshme t’i ndalohet dikujt kandidimi për kryetar të partisë, Zogiani e ka mohuar se një gjë e tillë ndodhë në Vetëvendosje.

Në lidhje me kandidimin e Kurtit për të parin e VV-së, Zogiani ka thënë se këtë e ka vendosur Këshilli i partisë e jo Kurti.

Ai ka shtuar se të dorëhequrit nga VV nuk kanë thënë se po japin dorëheqje për shkak ta Albin Kurtit, pasi janë frikacak.

http://gazetametro.org/ahmeti-doreheqjet-i-quan-humbje-ndarja-do-ta-dobesoje-vetevendosjen/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë