Loading…

HRW: Kryeministri kosovar kërcënon ‘vetë gazetarët’

  • 30/11/2016 | 17:08

HRW: Kryeministri kosovar kërcënon ‘vetë gazetarët’

Human Rights Watch në raportin e publikuar për lirinë e mediave në Kosovë, vlerëson se mediat janë të mbështetura për muri, ndërsa përmend rastin e kryeministrit Isa Mustafa që personalisht thërret gazetarin në telefon dhe e kërcënon atë.


Gazetarët në gjithë Ballkanin Perëndimor përballen me ambient armiqësor pune, gjë që paraqet pengesë që ata të bëjnë raportim kritik të ngjarjeve, transmeton Gazeta Metro.

Ka kaluar një vit prej se organizata Human Rights Watch ka dokumentuar pengesat me të cilat përballen gazetarët, por edhe më tutje qeveritë e Bosnje Hercegovinës, Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë kanë dështuar të ndërmarrin masa rreth këtyre çështjeve, ndërkohë që janë regjistruar raste të tjera të pengimit të gazetarëve në punën e tyre, shkruan organizata që punon për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch.

“Në kohën kur është më e nevojshme se kurrë, gazetaria e pavarur është mbështetur për muri”, thotë Lydia Gall, hulumtuese e Human Rights Watch për Ballkanin Perëndimor. “Kjo situatë si duket nuk do të ndryshojë derisa BE-ja ua bën të qartë shteteve në fjalë se aspiratat e tyre evropiane varen nga një gazetari e lirë”, transmeton gazetametro.net.

Në një rast të freskët, gazetari i Gazeta Express në Kosovë pranoi kërcënime me vdekje përmes rrjeteve sociale, pas publikimit të një dokumentari për krimet e supozuara të luftës të kryera nga UÇK-ja.

Ndërkaq, në mars të 2016-ës, gazetari Vehbi Kajtazi tha se mori një thirrje nga kryeministri Isa Mustafa, i cili i tha se ‘do ta paguajë shtrenjtë’ raportimin e gazetarit për migrimin e vëllait për trajtim mjekësor. Mustafa mohoi akuzat, kurse Kajtazi e raportoi rastin në polici.

Më 22 gusht, një granatë dore eksplodoi në oborrin e televizionit publik RTK. Një tjetër eksploziv shpërtheu në oborrin e drejtorit të përgjithshëm të këtij transmetuesi, Mentor Shala, por askush nuk u lëndua nga asnjëri rast, ndërkohë që një grup mori përgjegjësinë për sulmin duke thënë se nëse drejtori nuk dorëhiqej, jeta e tij do të jetë në rrezik. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë