Loading…

Hoyt Yee: Qeveria ta tërheqë ligjin për transformimin e FSK’së

  • 29/03/2017 | 20:47

Hoyt Yee: Qeveria ta tërheqë ligjin për transformimin e FSK’së

Ndihmësi i zëvendës-sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili po qëndron në Kosovë këto ditë, ka folur sot qartazi për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Yee në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka thënë se fillimi i armatës është çështje praktike. Ai ka porositur Qeverinë e Kosovës që ta tërheqë projektligjin e iniciuar nga Presidenti Hashim Thaçi, që ka për qëllim ta bëjë Kosovën me Forca të Armatosura.

“Para së gjithash, përfshin trupa, pajisje, trajnime.  Kërkon mbështetje nga aleatët, nga aleatët e ardhshëm e që shpresojmë se Kosova do të jetë në NATO një ditë.  Pra, duhet të ketë bashkërenditje ndërmjet autoriteteve ushtarake.  Po ashtu, ky është hap i rëndësishëm politik sepse ka pasur një marrëveshje ndërmjet qeverisë së Kosovës, ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të tjerë të Kosovës se do të ketë proces të konsultimeve, do të ketë proces të bashkërenditjes së të gjitha elementeve, të hapave politikë dhe ushtarakë.  Deri tash, kjo bashkërenditje nuk ka qenë e mjaftueshme.  Pra, dëshirojmë që qeveria të bëjë një hap prapa dhe ta heqë ligjin nga tavolina ashtu që të ketë bashkërenditje të duhur dhe hapat e tjerë përkatës”, ka thënë Hoyt Yee.

Yee në këtë intervistë ka folur edhe për marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi, e cila sipas tij është mirë dhe duhet të miratohet. Yee ka thënë se nëse udhëheqësit, qoftë në Kosovë, apo kudo në rajon dhe botë thjeshtë mbajnë zgjedhje të parakohshme kurdo që u dalin vështirësi në përpjekjet për të zgjidhur problemet, atëherë sipas tij nuk do të ketë përparim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë