Loading…

Hoyt Yee e quan Mustafën të paguximshëm

  • 13/05/2017 | 14:41

Hoyt Yee e quan Mustafën të paguximshëm

Zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, në forumin rajonal për siguri “2BS” në Budvë, e ka quajtur kryeministrin Mustafa të paguximshëm, duke thënë se shpreson që kryeministri i ardhshëm i Kosovës të ketë guximin ta miratojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.


Siç njoftojnë mediat e Podgoricës, Hoyt Yee ka thënë se shpreson që kryeministri i ri i Kosovës do të ketë më shumë guxim dhe do të miratojë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, përcjellë gazetametro.net.

“Ne pamë një retorikë dhe politika nacionaliste, e pamë gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, në Republikën Serbe në Bosnje, ka kërcënime për shkëputje, turma që shpërtheu në parlamentin në Shkup, opozita në Mal të Zi, e cila ka bojkotuar parlamentin. Për të shmangur të gjitha këto, udhëheqësit e rajonit duhet të gjejnë kurajën politike, për reformat e nevojshme, por jopopullore në interes të qytetarëve. Shpresoj se kryeministri i ri i Kosovës të ketë guximin për të miratuar Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi “, ka thënë Yee.

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, sipas Zëvendësndihmës-sekretarit Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka forcuar konsistencën e politikës së dyerve të hapura, por edhe ka zbuluar vendosmërinë e Rusisë që të minojë të ardhmen euroatlantike të Ballkanit, duke filluar nga plani i rrezikshëm dhe i ulët për destabilizimin e Malit të Zi, nga mbështetja lëvizjeve në Bosnjë dhe nga përpjekjet për izolimin e Kosovës.

“Kemi qenë dëshmitarë të retorikës nxitëse dhe të politikave ndarëse, kemi parë gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, politikanë në Republika Srpska të cilët kërcënojnë me ndarje, turmën e tërbuar që pushtoi parlamentin në Shkup, opozitën në Mal të Zi, e cila po e bojkoton jetën parlamentare”, ka thënë Hoyt Yee, duke folur për rolin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Duhet theksuar se zv.ndihmës sekretari amerikan Yee, kishte bërë përpjekje maksimale që t’i bind liderët kosovarë ta votojnë Demarkacionin. Ai përveç vizitave në Kosovë, kishte komunikuar disa herë me Isa Mustafën dhe Kadri Veselin, ku në një rast pothuajse kishte urdhëruar kryeministrin Mustafa, që ta procedonte Demarkacionin në Kuvend. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë