Loading…

Hoxhaj-Vucicit: S’do të ketë më Jugosllavi, tregu i vetëm është BE-ja

  • 27/01/2018 | 12:59

Hoxhaj-Vucicit: S’do të ketë më Jugosllavi, tregu i vetëm është BE-ja

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i është përgjigjur përsëri presidentit serb, Aleksandar Vucic në lidhje me deklaratat e tij për tregun e përbashkët të bëra në Davos të Zvicrës, ku edhe e ka pranuar se ishte ideja e tij krijimi i një tregu të përbashkët.


“Vazhdoj ta promovoj idenë time për një treg të përbashkët në Ballkan”, ka thënë Vuçiç, citojnë mediat serbe.

Përmes llogarisë në Twitter, Hoxhaj e ka refuzuar kategorikisht idenë e tregut të përbashkët në Ballkan, i cili është ide me qëllimin e vetëm, kthimin e dominimit të Serbisë në aspektin ekonomik në rajon.

“Falemnderit, por jo. Falemnderit. Kurrë nuk do të ketë Jugosllavi të re dhe i vetmi treg i përbashkët i Ballkanit, do të jetë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Ideja e tregut të përbashkët e nisur nga Vuçiç është konsideruar e dëmshme për Kosovën, pasi që do t’i ulte ndjeshëm të ardhurat nga doganat, ndërkohë që përfitimet më të mëdha nga shtetet e Ballkanit do t’i kishte Serbia.

Këtë ide e kishte kundërshtuar Isa Mustafa, atëherë kryeministër i Kosovës, si dhe zëvendëskryeministri Hoxhaj, kur mbante pozitën e Ministrit të Jashtëm.

http://gazetametro.org/vucic-thote-se-rama-po-e-mbeshtete-idene-e-tij-per-treg-te-perbashket/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë