Loading…

Hoxhaj: Vucic po luan lojëra të rrezikshme në Kosovë

  • 09/09/2018 | 19:55

Hoxhaj: Vucic po luan lojëra të rrezikshme në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj i ka quajtur lojëra të rrezikshme veprimet e Vucicit, pasi sipas tij, në Kosovë ka ardhur me libër udhërrëfyesin e Millosheviqit.


Përmes një postimi në Twitter , Hoxhaj, ka kërkuar nga BE-ja që ta dënojë menjëherë një politikë të tillë.

“Vuçiqi po luan lojëra të rrezikshme kur në Kosovë vjen me libër-udhërrëfyesin e Millosheviqit. Serbia po rikthehet në të kaluarën e saj të errët dhe BE-ja duhet të dënojë menjëherë një politikë të tillë. Kjo vizitë e vë në dyshim rolin e BE-së në dialog, nëse ajo po bëhet nga lehtësues në pengues të saj”, ka shkruar Hoxhaj.

Ndryshe, sot gjatë ditës, pavarësisht vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që t’i revokojë lejen presidentit serb që të vizitojë fshatin Banjë të Skenderajt, Vucic ka tentuar të shkojë, duke u ndaluar kështu nga qytetarët, të cilët kanë bllokuar rrugët kryesore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë