Loading…

Hoxhaj: Vucic po i manipulon serbët e Kosovës

  • 29/03/2017 | 20:17

Hoxhaj: Vucic po i manipulon serbët e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është rikthyer sërish me deklarata ndaj kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vucic pas anulimit të vizitës së tij.

Hoxhaj për gazetametro.net ka thënë se Vucic po i manipulon serbët për qëllime politike të tij dhe ai nuk e ka përkrahje e tij.

“Vucic po vazhdon me logjikën e vjetër të manipulimit të qytetarëve serbë të Kosovës për qëllime të veta politike dhe të fushatës zgjedhore të ti,’’ tha Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se Vucic po sillet si viktimë, duke keqinterpretuar kështu vullnetin e mirë të Kosovës  për t’i lejuar vizitën disa orëshe në Kosovë. Vucic po përpiqet ta fsheh ‘mungesën e përkrahjes së serbëve të Kosovës’, tha ai.

‘’ Fillimisht e ka keqintepretuar vullnetin e mirë të Kosovës për t’i lejuar vizitën disa orëshe në Kosovë duke u sjellë si viktimë ndërsa sot ka nxitur individë për të provokuar kinse janë penguar të marrin pjesë në tubime zgjedhore. Por kjo fletë për dicka tjetër që Vucic po përpiqet ta fsheh mungesën e përkrahjes së serbëve të Kosovës’’ ka thënë Hoxhaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë