Loading…

Hoxhaj: Vizitën e Escobar dhe Lajcak e shoh të ndërlidhur me letrën e Sekretarit Blinken për Kurtin

  • 01/02/2022 | 23:27

Hoxhaj: Vizitën e Escobar dhe Lajcak e shoh të ndërlidhur me letrën e Sekretarit Blinken për Kurtin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka komentuar vizitën e e të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Hoxhaj ka thënë se kjo nuk ka qenë vizitë e zakonshme. Ai ka thënë se kjo vizitë është vazhdimësi e letrës së Sekretarit Blinken që ia ka dërguar Kurtit para pak kohësh.

“Nuk është një vizitë e rëndomtë. Nuk mund të ndodh që dy përfaqësuesit më të lartë që merren me Ballkan vijnë papritmas në Kosovë, kalojnë dy ditë, dhe qëllimi i vizitës është takimi me zotrin Kurti, zonjën Osmani dhe liderët e tjerë. Unë vizitën e kam parë më shumë në vazhdën e letrës që çoi sekretari Blinken, ku sekretari i shtetit në një kohë kur Ukraina është drama kryesore ndërkombëtare në Evropë dhe përtej Evropës, çon letër dhe në letër bën ftesë që të vazhdohet dialogu dhe në letër thotë që kjo është politika e presidentit Biden dhe SHBA-së, jo politika ime”, tha Hoxhaj në T7.

Tutje, Hoxhaj, ka thënë se amerikëanët dhe europianët e vitit 2022 mund të jenë një mudnësi e madhe për një marrëveshje të ndërsjellët porse tash e tutje varet edhe nga ajo se si lëviz tutje Kosova.

“I liston tema dhe në fund thotë e ftoj kryeministrin që të bashkëpunoj me zotrin Escobar dhe Ambasadorin Hovenier dhe vizita tregon që për amerikanët dhe evropianët viti 2022 mund të jetë një mundësi e madhe për të arritur një marrëveshje të njohjes së ndërsjelltë sikurse thuhet në letër. Tash e tutje varet shumë se cfarë do të bëj Kosova”, tha Hoxhaj. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë