Loading…

Hoxhaj takon ministrin norvegjez, kërkon mbështetje për NATO

  • 14/02/2017 | 19:29

Hoxhaj takon ministrin norvegjez, kërkon mbështetje për NATO

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Norvegjisë, Børge Brende, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.


Hoxhaj ka falënderuar homologun norvegjez për mbështetjen që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në procesin e shtetndërtimit.

Në këtë takim, Hoxhaj tha se u diskutua për kalimin nga bashkëpunimi politik në atë ekonomik dhe veçmas në atë të sigurisë.

“Biseduam se si të kalojmë nga marrëdhëniet e shkëlqyeshme politike në bashkëpunim më të thellë ekonomik. Norvegjia është shtet mik dhe mbështetës i madh i Kosovës. Ka një përvojë në fushën e sigurisë si aktor aktiv në NATO. Biseduam si mund ta kemi edhe mbështetjen e tyre”, ka thënë Hoxhaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë