Loading…

Hoxhaj: Parakusht për pajtim në Ballkan, njohja ndërshtetërore Kosovë – Serbi

  • 10/10/2017 | 18:45

Hoxhaj: Parakusht për pajtim në Ballkan, njohja ndërshtetërore Kosovë – Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë sot në hapjen e zyrës së RYCO-së në Prishtinë, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, si dhe ambasadorët e Gjermanisë, Austrisë dhe Britanisë së Madhe.


Hoxhaj është shprehur i lumtur për hapjen e kësaj zyre, duke thënë se më në fund të rinjtë po e marrin rolin që iu takon në procesin për pajtim dhe bashkëpunim rajonal.

Megjithatë, Hoxhaj ka thënë se nuk mund të ketë pajtim ndërshoqëror nëse shteti i cili ka qenë burim i konfliktit nuk e ndryshon agjendën që e ka shkaktuar atë konflikt. Ai ka theksuar se parakusht themelor për pajtimin në Ballkan është njohja ndërshtetërore Kosovë Serbi.

LEXO EDHE: Agim Çeku bëhet pjesë e qeverisë Haradinaj. 

“Sot u hap zyra e RYCO-së në Kosovë. Një kënaqësi e vërtetë të shohësh së si të rinjtë e Kosovës, bashkërisht me të rinjtë e vendeve të rajonit, tashmë po marrin rolin e tyre në bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor. Qeveria e Kosovës do ta mbështesë në çdo hap zyrën e RYCO-së në Prishtinë dhe zyrën qendrore në Tiranë, në funksion të ecjes së sigurt drejt integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor, por parakushti themelor për pajtim në Ballkan është njohja ndër-shtetërore Kosovë – Serbi”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook, përcjell Gazeta Metro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë