Loading…

Hoxhaj në Podgoricë, demarkacioni drejt zgjidhjes?

  • 26/01/2018 | 21:56

Hoxhaj në Podgoricë, demarkacioni drejt zgjidhjes?

Lidershipi kosovar duket se ka intensifikuar kontaktet me qeverinë e Malit të Zi për ta zgjidhur çështjen e demarkacionit. Ashtu siç u raportuar edhe në media, qeveria e Kosovës mund të arrijë ndonjë marrëveshje me shtetin fqinj, në mënyrë që pastaj demarkacioni të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë që më 6 shkurt, Kryeministri i Malit të Zi do ta vizitojë Kosovën. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është shfaqur krejt papritur sonte në Podgoricë ku ka takuar një nga figurat kryesore të këtij shteti, ministrin e Jashtëm.

Mbase mund të pritet një lëvizje positive për demarkacionin por kjo nuk është bërë publike dhe nuk dihet cili është misioni i tij në kryeqytetin malazez. Vetë Hoxhaj e ka publikuar këtë foto por ka zgjedhur fjalë të tjera.

“Në takimin e shkëlqyer sot në Podgoricë me ministrin e Jashtëm, Darmanovic ku diskutuam për zhvillimet rajonale dhe agjendën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kosova dhe Mali i Zi do t’i forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet gjatë vitit 2018” ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Vetëm pas 10 ditësh, Prishtinën do ta vizitoj për herë të parë Kryeministri i Malit të Zi, Markovic dhe një nga temat me shumë interes pritet të jetë demarkacioni.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë