Loading…

Hoxhaj: Mos pritni marrëveshje Kosovë – Serbi në takimin e Berlinit

  • 19/04/2019 | 14:01

Hoxhaj: Mos pritni marrëveshje Kosovë – Serbi në takimin e Berlinit

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj duke folur për Samitin në Berlin, tha që nuk duhet të pritet të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, sepse nuk është temë kyçe dialogu ndërmjet të dy shteteve, transmeton Gazeta Metro.


Hoxhaj tha se takimi i 29 prillit është takim multilateral.

“Në takime të tilla mos pritni të ketë marrëveshje sepse janë shumë palë dhe nuk është tema Kosovë-Serbi, fokusi kryesor do jetë dialogu por nuk ka përpjekje të flitet për marrëveshje, takimi është një rikthim i procesit të Berlinit, kolegët në Paris mendojnë se BE duhet të thellohet ndërsa gjermanet qe edhe të zgjerohen në Ballkan”, tha Hoxhaj.

Ai ka shtuar se gjatë këtij takim mund të përcaktohen afate kohore.

“Fokusi kryesor është dialogu Kosovë-Serbi, por nuk do të ketë qëllim që të arrihet marrëveshje, apo të flitet për modalitetet e marrëveshjes. Mund të ketë mesazhe, mund të ketë afate kohore, apo propozime se si duhet të vazhduar tutje, por jo marrëveshje”, ka shtuar Hoxhaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë