Loading…

Hoxhaj mirëpret vendimin për Haradinajn, falënderon Francën

  • 12/01/2017 | 16:27

Hoxhaj mirëpret vendimin për Haradinajn, falënderon Francën

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka mirëpritur vendimin e gjykatës për lirimin me kusht të ish Kryeministrit Ramush Haradinaj, megjithëse thotë nuk është i plotë.


Përmes një reagimi në rrjetin social facebook, ai thotë se këto fletarreste janë të motivuara politikisht, por regjimi serb i takon të kaluarës.

“Fletarrestet e Serbisë janë të motivuara politikisht dhe nuk kanë kurrfarë juridiksioni ndaj qytetarëve të Kosovës. Regjimi serb i takon së kaluarës”, ka thënë Hoxhaj.

Ai falenderoi edhe shtetin e Francës për mirëkuptimin që kanë treguar gjatë këtyre ditëve.

”Njëherësh duhet të falënderoj shtetin e Francës për mirëkuptimin dhe ndjeshmërinë që ka treguar gjatë këtyre      ditëve”, ka shkrur Hoxha në facebook./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë