Loading…

Hoxhaj: Kurti pa platformë për dialog, opozita nuk bëhet pre e mashtrimeve të tij

  • 25/05/2021 | 15:36

Hoxhaj: Kurti pa platformë për dialog, opozita nuk bëhet pre e mashtrimeve të tij

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Albin Kurti si kryeministër do të duhej të dërgonte në Kuvend një platformë për dialogun Kosovë – Serbi, e pastaj ta ftonte opozitën për të diskutuar për këtë çështje, shkruan GazetaMetro.


Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Kurti sot nuk ka platformë dhe po ikë nga zotimet e tij, andaj opozita nuk mund të bëhet pre e mazhtrimeve të tij.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Albin Kurti, si kryeministër, do të duhej ta sillte në Kuvend një platformë që do t’i ngërthente në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut. Vetëm pasi të dorëzohej një platformë e tillë, atëherë të vinte një ftesë për opozitën. Sot për sot, ai është pa platformë, pa vizion dhe po ikë nga zotimet e tij. Këtë, ai e vërtetoi edhe me mbështetjen për krijimin e Jugosllavisë së Re. Opozita nuk ka pse të bëhet pjesë e këtyre mashtrimeve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë