Loading…

Hoxhaj: Kosova do t’i përgjigjet agresivitetit të Serbisë

  • 16/01/2017 | 16:31

Hoxhaj: Kosova do t’i përgjigjet agresivitetit të Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, ka takuar sot në një drekë pune ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë, si dhe Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Shefen e EULEX’it, Alexandra Papadopoulou.

Në këtë takim, ministri Hoxhaj citohet të ketë thënë se treni propagandues që Serbia ka dashur ta fusë në Kosovë nuk është ngjarje e izoluar por pjesë e një politike agresive dhe të zgjeruar të Serbisë në raport me Kosovën. Por sipas tij, Kosova do t’i përgjigjet kësaj politike të papranueshme.

“Treni nuk është një ngjarje e izoluar, por është pjesë e një politike agresive dhe të zgjeruar të Serbisë në raport me Kosovën, të cilës Kosova do t’i përgjigjet duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, Serbia ka zgjeruar gamën e provokimeve në raport me Kosovën dhe institucionet e Kosovës janë të shqetësuara për situatën në veri të vendit.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i vendeve mbështetëse të Kosovës për provokimet dhe sjelljet destruktive të Serbisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë