Loading…

Hoxhaj: Jemi të vendosur ta mbrojmë sovranitetin

  • 29/01/2017 | 23:34

Hoxhaj: Jemi të vendosur ta mbrojmë sovranitetin

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se rikonfirmimi i mbështetjes së administratës së re amerikane për Kosovën është një mesazh motivues për shtetin e Kosovës.

Ngritja e shtetit të Kosovës ka qenë edhe rezultat i ngritjes dhe fuqizimit të SHBA’së, ka vlerësuar Hoxhaj.

Ai ka thënë se ministria që drejton ka hartuar një plan jashtëzakonisht të mirë të punës për vitin 2017. Njohjet dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare do të jenë prioritete, ka bërë të ditur Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, në ditët e ardhshme Kosova do të bëhet anëtare e një organizate ndërkombëtare.

Po ashtu, ai ka thënë se një shtet tashmë ka marrë vendim ta njohë Republikën e Kosovës, dhe njohja do të bëhet publike shumë shpejt.

Hoxhaj ka folur edhe për veprimet e fundit të Serbisë.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se Serbia po përdor një zinxhir të skenarëve që synon ta provkojë Kosovën, por, sipas tij, Kosova është e vendosur t’i mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë